6 vjet me brendin nr.1 për çdo shtëpi – Comodita Home

Mbushe shtëpinë jetë me imazhin e familjes së lumtur! Tash e 6 vite, duke prezantuar cilësinë dhe komoditetin maksimal, Comodita Home vazhdon të ju sjellë risitë më të bukura në produktet e shtëpisë tuaj të ëndrrave.

Shtëpia është vendi ku kalojmë një kohë të konsiderueshme dhe ne krijojmë çdo ditë e më shumë lidhje emocionale me secilin kënd të saj. Prandaj Comodita Home në qendër të përzgjedhjes së secilit produkt që sjell tek klientët, ka ndjenjën e rehatisë. Aty kalojmë netët që nga fëmijëria e hershme, dhe brendi nr.1 për produkte të shtëpisë Comodita Home ka menduar që të zgjoheni nga gjumi të relaksuar dhe plot energji. Dyshekët Comodita variojnë nga ata për bebe në lloje të ndryshme si Dream, Panda e Toy, dhe shumë lloje tjera dyshekësh për të rritur. Dyshek me fortësi të ndryshme si Silver e Dream. Dyshek me përbërje të lartë të shkumës Memory e cila shquhet për vetitë e përshtatjes ndaj trupit, dysheku Comodita Memory. Gjithashtu, Comodita ofron edhe dyshekun më ekskluziv Hybrid, me një përbërje të ndërlikuar nga shumë shtresa të ndryshme, veçanti e të cilit janë sustat individuale dhe shkuma Memory. Për 6 vjetorin e Comodita Home, të gjithë dyshekët vijnë me zbritje speciale dhe dhurata.

Mirëpo, nuk mjafton dysheku që të ndihemi rehat. Ndjenja e butësisë në shqisën tonë të prekjes sjell relaksin që do të na shtendosë në çdo moment pushimi në shtëpinë tonë. Çarçafët e jashtëzakonshëm, jastëkët dhe jorganët e butë, batanijet prej pelushi dhe mbulesat e shtratit nga materialet më të sofistikuara, veç sa plotësojnë përsosmërinë e dyshekëve Comodita në shtratin tuaj.

Kuzhina është zemra e shtëpisë. Ritualet e mëngjesit, drekës e darkës nuk bëhen kurrë të mërzitshme, kur gjendemi në mesin e më të dashurve. Përgatit me dashuri çdo vakt në enët me kualitetin më të lartë, si tengjeret Bond, Bio Diamond, Granitec, por edhe enët e shumëllojshme italiane Moneta, nga materiale që ofrojnë mundësi gatimi pa ngjitje, pa gërvishtje, pa djegie. Comodita na ndihmon edhe të zotërojmë artin e servimit të tryezës, me produkte nga më të ndryshmet, si sete pjatash, lugësh, gotash, thikësh, sete filxhanësh, gota çaji e shumë produkte tjera servimi të cilat vijnë me zbritje të madhe vetëm për ditëlindjen e 6-të të këtij brendi.

Comodita Home është themeluar në mars të vitit 2015. Që atëherë, një staf gjithmonë e në rritje përkujdeset për t’i dhënë klientëve të saj një stil jetese ku ndjenja e rehatisë mbizotëron në shtëpitë e tyre. Produktet Comodita cilësohen me kualitet dhe Comodita Home mbi gjithçka vë shërbimin ndaj klientit, për të cilin kujdeset një staf i tërë asistentësh të shitjes.
Ndër vite Comodita Home ka përgatitur kampanja atraktive që e veçojnë në industrinë e saj, përmes të cilave është forcuar lidhja me klientët.

Deri në 6 vjetorin e saj, Comodita Home ka hapur 27 dyqane në Kosovë, 17 në Shqipëri dhe 15 në Maqedoni të Veriut. Gjithashtu, ky brend ofron mundësinë e blerjes online përmes webfaqes www.comoditahome.mk, rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, dhe qendrës së thirrjeve, si dhe emisionit më atraktiv të shitjes Comodita Tv Shop duke sjellë produktet deri në adresën e klientëve falas.

Comodita Home sjell për klientët në 6 vjetorin e saj zbritje deri në 70% në të gjitha kategoritë e produkteve me ofertën me të madhe me mbi 600 produkte, një mundësi që nuk duhet të humbet duke përfituar nga çmimet më të mira. Poashtu ju presin shumë befasi, aktivitete e dhurata në të gjitha kanalet e shitjes.

Sukseset nuk do të kenë të ndalur as në të ardhmen, sepse Comodita Home do të lansoj shumë produkte të reja dhe së shpejti do të hapen dyqane të reja në rajon dhe në shtetet Evropiane.
Për 6 vite, është ndërtuar stil unik i jetesës, me brendin nr.1 për çdo shtëpi!

LEXO EDHE:

Back to top button