60 maturantë përjashtohen nga provimet e maturës shtetërore për kopjim, Vesna Janevska: Do të kenë mundësi të rijapin në gusht
“Mund të krenohemi se këtë vit matura shtetërore kaloi në rend dhe qetësi të plotë, e organizuar ashtu siç duhet, kryesisht në hapësira të mëdha, ku nxënësit e kryen detyrën e tyre me përgjegjësi dhe në përgjithësi nuk kishin mundësi t’u drejtoheshin veprimeve të paligjshme. Këtë vit, ndryshe nga vitet e kaluara kur kishim një numër shumë të madh nxënësish të përfshirë në grupe në Viber, Telegram e kështu me radhë. Nga të dy afatet e provimeve janë larguar rreth gjashtëdhjetë nxënës, gjë që tregon përparim të shkëlqyer në zbatimin e maturës”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit./Alsat.mk.








