60 për qind e bullgarëve mendojnë se “propozimi francez” nuk i merr parasysh interesat e bullgarëve

60 për qind e bullgarëve mendojnë se “propozimi francez” nuk i merr parasysh interesat e bullgarëve

Propozimi i presidencës franceze për zhbllokimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut shkakton dëshpërim tek qytetarët bullgarë, tregojnë rezultatet nga sondazhi i bërë me telefon i zbatuar nga “Galup interneshënal”.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas hulumtimit, 59,9 për qind e bullgarëve të anketuar konsiderojnë se me “propozimin francez” nuk janë marrë parasysh interesat e Bullgarisë, 25 për qind kanë vlerësuar se ai në shkallë të mjaftueshme i ka parasysh interesat bullgare, ndërsa të tjerët nuk kanë qëndrim.

Kur bëhet fjalë për votimin e mosbesimit të Qeverisë bullgare të kryeministrit Kiril Petkov, 48,1 për qind e të anketuarve e kanë miratuar rrëzimin e Kabinetit qeveritar, ndërsa 50,5 për qind nuk pajtohen me vendimin e tillë të Kuvendit të Bullgarisë.

Sondazhi tregon edhe se shumica e të anketuarve shpresojnë se qeveria e re do të zgjidhet nga përbërja aktuale e Kuvendit bullgar. Qëndrim të tillë kanë 57,9 për qind e të anketuarve, kundrejt 40,6 për qind të cilët duan zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Me sondazhin është kërkuar qëndrim nga të anketuarit për kryetarin e deritanishëm të Kuvendit popullor bullgar Nikolla Minçev, me ç’rast 39 për qind kanë dhënë vlerësim pozitiv për punën e tij, 31.6 për qind negativ, ndërsa 19,8 për qind nuk kanë mendim.

LEXO EDHE:

Back to top button