658 raste të reja dhe 2 humbje jete nga COVID-19 në Shqipëri
Numri i rasteve të reja të koronavirusit sa vjen dhe rritet në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 658 raste të reja, rreth 100 raste më shumë se dita e djeshme. Ndërsa dy qytetarë kanë humbur betejën me koronavirusin, duke e çuar numrin e viktimave në vend në 2,477.
Janë kryer 6527 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 658 qytetarë.
Aktualisht janë 5129 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.








