680 votues të Çuçer Sandevës votojnë në Butel, rrezikohet legjitimiteti në Qytetin e Shkupit

680 votues të cilët jetojnë në Komunën e Çuçer Sandevës, në këto zgjedhor do të votojnë për Komunën e Butelit dhe Qytetin e Shkupit. Gabimi është pasoja e moskoordinimit mes institucioneve. Qytetarët kanë letërnjoftime me adresë banimi në Komunën e Butelit dhe pse Regjistri Qendror, Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Butelit pranojnë se ata janë banorë të Çuçer Sandevës, konkretisht banor në disa rrugica të rrugës “Butellska” dhe rrugës “Prizrenska”. Gabimin e kanë vërejtur dhe prej kohësh kanë kërkuar zgjidhje nga sektori për listën zgjedhore dhe njësia rajonale e KSHZ-së në Çair, të cilët e kanë bërë kërkesën për përmirësim.

Në listën zgjedhore ka qindra ose mijëra qytetarë që në letërnjoftim u shkruan tjetër komunë kurse janë të shpërndarë në tjetër komunë. Kjo për shkak se MPB-ja dhe institucionet e tjera bëjnë shumë gabime për shkak të riemërimit të shpeshtë të rrugëve, për shkak të sasisë së madhe të punës, për shkak se Regjistri qendror ndonjëherë nuk i njofton institucionet…”, thonë nga Njësia rajonale e KSHZ-së në Çair.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar KSHZ-në se gabimi në dokumentet e identifikimit do të përmirësohet duke filluar nga letërnjoftimet e ardhshme që do u jepen. Dilema mes anëtarëve të KSHZ-së ishte nëse për bazë të marrin letërnjoftimet e qytetarëve ose të njoftimet zyrtare nga raportet e institucioneve që vërtetojnë se ku këto qytetarë përkasin.

Kur të ndryshohen të dhënat në letërnjoftim, atëherë do të krijohen kushte që KSHZ-ja të veprojë sipas kësaj ju që veproni. Për ndryshe, gjithçka tjetër është e panevojshme. Nuk e di çfarë mund të vendosim kur ligji është i qartë”, pohoi Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.

Ne do të duhet të vendosim nëse rreth 700 persona do të votojnë edhe për kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe për kryetar të komunës së Butelit ose a do të kemi kryetar legjitim për Qytetin e Shkupit”, tha Krenar Lloga, anëtar i KSHZ-së.

Nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu thotë se me këto dilema, nuk do ta firmosë listën zgjedhore.

Unë sipas ligjit nuk jam kompetente të vendos për përshkrim të vendvotimeve, gjë për të cilën është kompetent sektori për listën zgjedhore. Nëse ata kanë mospajtim ose mendojnë dhe mendojnë se nuk duhet ta nënshkruajnë listën zgjedhore, pa nënshkrimin e tyre, as unë nuk do ta nënshkruaj listën zgjedhore”, theksoi Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.

Shehu dhe Lloga u mbivotuan nga kolegët e tyre. Anëtarët e tjerë të KSHZ-së vlerësuan se nuk janë kompetent për të vendosur për ndryshime të këtilla.

Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button