“7 Prilli”, trajtim të barabartë për pacientët

Nën moton “Të ndërtojmë një botë të drejtë dhe të shëndoshë” Organizata botërore e shëndetit shënon ditën botërore të shëndetit. Gjatë periudhës së pandemisë sipas autoriteteve botërore janë vërejtur dallime në mes vendeve më të zhvilluara dhe atyre më të dobëta në ofrimin e kujdesit shëndetësor të qytetarëve prandaj dhe motoja pretendon eliminimin e pabarazive. Autoritetet vendore njoftojnë se që nga fillimi i pandemisë, numri i të prekurve dhe viktimave nga sëmundjet e zemrës ka rënë- sëmundje e cila ka kryesuar në botë, poashtu rënie ka shënuar edhe numri i të prekurve nga sëmundjet që vijnë si pasojë e pierjes së duhanit. Në këtë ditë, ISHP rekomandon respektimin e masave kundër Kovid.

Këtë periudhë kur përballemi me pandeminë janë vërejtur dallime në mes vendeve më të zhvilluara dhe atyre të pa zhvilluara ku njerëzit përballen me mungesë të ujit të pijshëm, ajër të ndotur, ushqim jo i sigurt, kushte jo të përshtatshme për jetë dhe punë. Porosia e OBSH- s është që të ulen këto pabarazi dhe se kjo është e mundur, nëse ka mbështetje më të madhe në shëndetësi, më shumë besueshmëri tek punonjësit shëndetësor, dhe tek përgatitja e tyre arsimore- deklaroi Elena Qosevska, Instituti i Shëndetit Publik.

LEXO EDHE:

Back to top button