7 viktima dhe 445 raste të reja me COVID në Shqipëri
Edhe në Shqipëri janë ulur shifrat e COVID në 24 orët e fundit, ndërsa 7 qytetarë kanë humbur betejën me COVID. Nga 3 500 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 445 qytetarë.
Janë 7548 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë Shqipërinë. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 849 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 163,867 që nga fillimi i epidemisë.








