70 profesorë kërkojnë themelimin e “Akademisë së Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike”

70 profesorë kërkojnë themelimin e “Akademisë së Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike”

Shoqata akademike e shqiptarëve për shkencë dhe art nga Tetova kërkon nga institucionet shtetërore themelimin e institucionit publik, “Akademia e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike”. Kërkesa është nënshkruar nga 70 profesor universitar dhe intelektualë shqiptarë ndërsa Akademia sipas Bordit themelues do të merret me punë kërkimore-shkencore në fushën e shkencave shoqërore dhe albanologjike.

“Nismë jonë bazohet në nenet 3 deri në 9 të Ligjit për institucione, neni 8 i rendit kushtetues të Maqedonisë së Veriut, ku thuhet: “Vlerat themelore të rendit kushtetues të Maqedonisë janë: – liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit të njohura me të drejtën ndërkombëtare dhe të përcaktuara me Kushtetutë, – shprehja e lirë e përkatësisë kombëtare…”. Gjithashtu, kërkesa thuhet se bazohet edhe në përcaktimet e Qeveria së Maqedonisë së Veriut e cila e konsideron arsimin, trajnimin, hulumtimin dhe inovacionin si faktorë kyç për forcimin e ekonomisë kombëtare dhe mirëqenien e qytetarëve. Institucioni themelohet për kryerjen e veprimtarive në fushën e shkencave, përkatësisht të shkencave Shoqërore dhe Albanologjisë, për fushat kërkimore të përfshira sipas klasifikimit. Akademia siç thuhet në kërkesë do të merret edhe me çështje tjera si bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe maqedonasve, ikjen e të rinjve, emigrantëve, vlerat evropiane të demokracisë liberale, deformimin e gjuhës shqipe nga neologjizmat, me çështjet e etnografisë, antropologjisë e fusha tjera. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button