8 viktima dhe 345 raste me koronavirus në vend

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 455 testime për Kovid dhe prej tyre 345 kanë rezultuar pozitivë me virusin. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 289 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 8 pacientë. Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë kryer 417 212 testime dhe pre tyre 86 494 persona janë prekur nga virusi korona, ndërsa janë shëruar 67 453. Prej fillimit të pandemisë jetën e kanë humbur 2 622, kurse numri i rasteve aktive është 16 419.

LEXO EDHE:

Back to top button