86 raste të reja me koronavirus në vend
86 raste të reja me koronavirus në vend
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.359 teste, prej të cilave 86 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19. Prej tyre numri më i lartë është regjistruar në Shkup – 46, Manastir-23, Prilep dhe Gkostivar nga 4 raste të reja, Kavadar dhe Veles nga 2, Strumicë, Kërçovë dhe Vinicë nga 1 rast.
Sipas njoftimit nga 86 të infektuarit, 9 janë ri-infektime.
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë për 105 pacientë të shëruar dhe 1 person tjetër që ka humbur betejën me Kovid-19.








