Rama deklaroi se do të ndërpresë marrëdhëniet me PD, reagon Berisha

Rama deklaroi se do të ndërpresë marrëdhëniet me PD, reagon Berisha

Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kryeministri Edi Rama se mazhoranca do të ndërpresë çdo marrëdhënie me opozitën nëse ajo zgjedh të drejtohet nga ish-kryeministri i shpallur non grata nga SHBA-ja.

Sipas Berishës, kjo deklaratë e Ramës tregon se është i frikësuar nga opozita e vërtetë

“Opozita e vërtetë e ka tmerruar. Ka panik nga Sali Berisha”, tha ish-kryeministri.

Më herët kryeministri Rama, nga foltorja e Kuvendit u shpreh: “Me Saliun ne nuk kemi punë. Saliu për ne është i vdekur politikisht dhe institucionalisht, biologjikisht i urojmë jetë të gjatë. Me të vdekurin që e keni në mes të shtëpisë mos na ngatërroni. Nëse ju vendosni të drejtoheni nga një i vdekur, ne shkëpusim çdo marrëdhënie”.

LEXO EDHE:

Back to top button