90 milionë të infektuar me koronavirus në të gjithë botën

Mbi 90 milionë persona rezultojnë të jenë të infektuar me koronavirus, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. Sipas të dhënave në Worldometer, në të gjithë botën janë konfirmuar 90,086,549 raste pozitive.

Prej këtyre rasteve, 1,9 milionë persona nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë sëmundjes ndërsa rreth 64,5 milionë të tjerë janë shëruar.

Vendi më i prekur nga pandemia është SHBA ku numërohen rreth 22.7 milionë të infektuar dhe 381,480 viktima. Shtetet e Bashkuara pasohen nga India me 10,4 milionë raste pozitive dhe 151,048 raste fatale.

Ndërkohë, bota po konfirmon tashmë versionin e ri të virusit, që besohet ta ketë origjinën nga Afrika e Jugut. Ky mutacion i Covid-19, deri më tani duket se përhapet më shpejt, por  nuk ka prova se mund të jetë më agresiv apo vdekjeprurës se “origjinali.

LEXO EDHE:

Back to top button