Roma e Hoze Murinjos, s’ka të ndalur

Skuadra e Hoze Mourinjos po vazhdon formën fenomenale, tani duke regjistruar një ‘manita’ ndaj skuadrës së CSKA-s, në kuadër të Grupit “C” të Ligës së Konferencës. Pjesa e parë u mbyll 2-1 në të mirë të romakëve të cilët fillimisht ishin në disavantazh, gjersa pjesën e dytë skuadra italiane u përkujdes që t’i shtoj edhe tre gola të tjerë për të nisur një start fenomenal në rrugëtimin e tyre në Ligën e Konferencës.

Në kuadër të Ligës së Evropës, vëmendja ishte tek sfida interesante mes Lesterit dhe Napolit, duke u mbyllur ky takim në paqe me rezultat të barabartë 2-2.

Ekipi anglez kishin avantazhin prej dy golave, të cilët realizuan përmes Ayoze Perez (9′) dhe Harvey Barnes (64′), gjersa ‘napolitanët’ bën kthesën e madhe duke barazuar rezultatin nëpërmjet Victor Osimhen duke realizuar dopietë në minutat 69′ dhe 87′ të takimit, me ç’rast dhe ky ishte epilogu final i takimit të grupit C.

Fitore ka arritur edhe skuadra e Xherdan Shaqirit, Lioni, duke fituar në udhëtim 2-0 ndaj Ranxhers, gjersa Xherdani u inkuadrua vonë në pjesën e dytë duke kompletuar vetëm 19 minuta lojë.

LEXO EDHE:

Back to top button