Moti sot do të jetë me diell dhe me mëngjes të ftohtë

Moti sot në mëngjes do të jetë më i ftohtë dhe në disa zona do të ketë mjegull të dobët. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri mesatare nga jugu. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -4 deri në 4, ndërsa maksimalja do të arrijë në 13 deri në 18 gradë Celsius.
Në Shkup sot në mëngjes do të jetë ftohtë me kushte për mjegull të dobët. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell me erë të dobët jugore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15 gradë.
Nga nesër do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët me reshje lokale të kohëpaskohshme shiu. Reshjet do të jenë më të pranishme në pjesët perëndimore dhe jugore.