Tragjedia në Bullgari: Pacientët që kanë ardhur të shtunën lirohen në shtëpi, pritet ardhja e katër të tjerëve

Gazetar: Adnan Qaili

Dy pacientët nga aksidenti i autobusit në Bullgari, të cilët të shtunën janë shtruar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, sot do të lirohen për mjekim shtëpiak, ndërsa katër të lënduarit e tjerë,  tashmë janë duke u transportuar nga Sofja për në Shkup, shkruan Alsat.

Tre shtetasit e Maqedonisë së Veriut, do të ndalohen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, ndërsa Lulzim Sulejmani shtetas i Serbisë do të transferohet në Preshevë.

Sipas raportit mjekësor të gjithë ata që janë në spital, ndihen mirë. Edhe pacienti i operuar ka filluar të lëvizë tha Filipçe.

Në aksidentin e autobusit që ndodhi mëngjesin e hershëm më 23 nëntor në autostradën “Struma” kanë humbur jetën 45 shtetas të Maqedonisë, ndërsa 7 janë lënduar./ Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button