Messi dhe Putellas, fitues të çmimit “Topi i Artë”

Ylli i PSZH-së, Lionel Mesi është zyrtarisht fitues i “Topit të Artë” për vitin 2021. Pas një suksesi të shkëlqyer me Argjentinën, ku fitoi Kupën e Amerikës, ku edhe ishte golashënuesi më i mirë dhe top asistuesi, Messi arriti të fitojë edhe çmimin me prestigjiozë në botë. Pos kësaj, Messi ishte njëkohësisht edhe golashënuesi numër një në La Liga, pavarësisht që Barcelona siguroi vetëm trofeun e Kupës së Spanjës.

PSG player Lionel Messi, his wife Antonela Roccuzzo and their sons Thiago, Matteo and Ciro arrive for the 65th Ballon d’Or ceremony at Theatre du Chatelet, in Paris, Monday, Nov. 29, 2021. (AP Photo/Christophe Ena)

Në ceremoninë në Paris, Messi fitoi Topin e Artë për herën e shtatë në karrierë, ndërsa dy rivalët si Robert Levandovski dhe Zhorginjo, u renditen në pozitat dy, respektivisht tre.

I pyetur për mundësinë që të fitojë Topin e Artë për herë të shtatë, argjentinasi tha se nuk e mendon.

“Nuk mendoj për “Topin e tetë të Artë”. Kam fazë të re, ndryshova klubin, ndryshova qytetin, kjo me jep fuqi të përballem për sfida të reja. Në dhomën e zhveshjes së PSZH-së janë lojtarët më të mirë në botë,” tha mes tjerash Mesi.

Polaku Levandovski, që zuri vendin e dytë në garën për “Topin e Artë”, me 33 pikë prapa argjentinasit, ka reaguar edhe në rrjetin social “Tëitter” duke e uruar Messin për çmimin më prestigjiozë në botë.

“Urime Leo Messit dhe Aleksia Putellas, që fituan ‘Topin e Artë 2021’, urime gjithashtu edhe për të gjithë lojtarët e nominuar. Fitova çmimin e sulmuesit më të mirë në botë dhe asnjë lojtar nuk mund të fitojë çmime individuale pa fuqinë e skuadrës dhe besnikërinë e tifozëve prapa tij. Faleminderit për mbështetjen”, shkroi Levandovski.

 

Barcelona player Alexia Putellas holds the the Women’s Ballon d’Or trophy during the 65th Ballon d’Or ceremony at Theatre du Chatelet, in Paris, Monday, Nov. 29, 2021. (AP Photo/Christophe Ena)

Ndërkohë sulmuesja e Barcelonës, Aleksia Putellas ka fituar “Topin e Artë” në kategorinë e femrave. Putellas ishte pjesë kyçe e skuadrës që fitoi trofe të shumtë për vitin 2021 dhe me plotë meritë e mori “Topin e Artë”.

LEXO EDHE:

Back to top button