Tërmet në Turqi dhe Greqi, në Izmir janë shembur rreth 20 ndërtesa

Këto janë pamjet tmerruese nga tërmeti me magnitudë prej 6.9 sipas shkallës Rihter që dridhi Turqinë. Nëpër rrugë shihen njerëz të tmerruar, disa prej tyre vështrojnë ndërtesat e shembura ku ende nuk dihet nëse dhe sa persona ndodhen nën rrënoja, e disa të tjerë shtrëngojnë duart e të afërmve. Dridhjet e para në Izmir, janë ndierë rreth orës 14:51, sipas orës lokale. Epiqendra e tërmetit është regjistruar 17 km nga Izmiri, përkatësisht në brigjet e rajonit Seferihisar. Autoritetet turke janë mobilizuar maksimalisht. Të njëjtat kanë apeluar deri tek qytetarët që të mos tentojnë të afrohen apo të futen në ndërtesat në zonat e goditura, ndërkohë që po bëhet vëzhgim ajror. Mediat turke thanë se tërmeti u ndje në të gjithë rajonet e Egjeut dhe Marmaras, ku ndodhet edhe qyteti i Stambollit.

Tërmeti është ndjerë edhe në Greqi. Kathimerini shkruan se mediat lokale në ishullin grek Samos në kanë transmetuar  pamjet e një kishe të dëmtuar rëndë dhe çarje në ndërtesa dhe rrugë. “Njerëzit janë në panik dhe kanë zbarkuar në rrugë,” tha Zëvendës Kryetari i Samosit Giorgos Dionysiou, duke përshkruar “skenat e kaosit” në ishull. Numri i ndërtesave të dëmtuara, sipas tij, është i lartë, por nuk është raportuar për të lënduar. Tërmeti u ndje gjithashtu në të gjithë ishujt lindorë grekë, dhe madje edhe në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë.

Përgatiti: Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button