Nuk njohim rezultatet e zgjedhjeve në Bjellorusi, së shpejti sanksione – ALSAT-M


“Nuk njohim rezultatet e zgjedhjeve në Bjellorusi të 9 gushtit” kështu ka bërë të ditur Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në fund të një takimi urgjent të Bashkimit Evropian të mbajtur online për çështjen bjelloruse. “Sot i dërgojmë një mesazh të qartë dhe solidal popullit rus dhe nuk do të tolerojmë asnjë shkelje. Nuk do të njohim rezultatet e zgjedhjeve të fundit të bëra të ditura nga autoritet bjelloruse, populli bjellorus meriton më shumë “, tha Michel.
Bashkimi Evropian së shpejti do të sanksionojë një numër të madh personash përgjegjës për dhunim kundër protestave dhe kundër atyre që kanë manipuluar me zgjedhjet”, bëri të ditur po ashtu Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

LEXO EDHE:

Back to top button