Zjarret në vend, përdoret teknikë speciale për shuarje

Gjashtë zjarre në të gjithë vendin janë akoma aktivë dhe zjarrikësit si dhe vullnetarët punojnë për vendosjen e tyre në kontroll. Në Makedonski Brod tashmë përdoret një teknikë speciale për shuarjen e zjarrit që është aktiv prej ditësh. Zjarr aktiv ka dhe në Krushevë, Studeniçan, Veles, Jegunovcë dhe Kriva Pallankë. Drejtori i Drejtorisë përMbrojtje dhe Shpëtim Stojançe Angellov beson se disa prej tyre janë të ndezur me qëllim pasi janë aktivizuar në orën e vona të natës.

“Situata me zjarret në hapësira të hapura dje ishte vërtet e vështirë, patëm 29 zjarre. Nga këto, 22 janë shuar plotësisht falë reagimit të shpejtë dhe sakrificës së madhe të zjarrfikësve vendas, ku këto zjarre po zhvilloheshin. Një është vënë nën kontroll, ndërsa gjashtë janë aktualisht aktivë. Për zjarrin në territorin e Makedonski Brod, në zonën e fshatit Dragovdol, sot po përdorim pajisje speciale, përkatësisht kemi ngritur një pishinë të madhe të improvizuar menjëherë pranë zjarrit nga e cila helikopteri do të mbushet me ujë dhe mund ta hedhë atë në zjarrin aty pranë në cikle të shkurtra, që do të thotë se do të kemi një hedhje uji çdo 4-5 minuta, gjë që do t’u ndihmojë ndjeshëm zjarrfikësve vendas dhe ekipit të reagimit të shpejtë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, i përbërë nga 25 zjarrfikës vullnetarë dhe pesë operativë të Drejtorisë, të cilët në thelb përfaqësojnë një model të veçantë për shuarjen e një zjarri pyjor.” – Stojançe Angellov, Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button