Seanca parlamentare për votimin e Qeverisë së re, të shtunën


Mandatari për kryeministër, Zoran Zaev dorëzoi në Kuvend propozimin për Qeverinë e re, prioritet e së cilës siç paralajmëroi Zaev, do të jenë lufta kundër krimit dhe korrupsionit, pastrimi i gjyqësorit, ekonomia, shëndetësia, arsimi, ambienti jetësor, marrëdhëniet fqinjësore dhe anëtarësimi nw BE. Pret që Qeveria e re nga java e ardhshme të nis me punë për, siç theksoi, evropianizimin e vendit.


“Pres nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi t’iu jep kohë të mjaftueshme deputetëve që të njoftohen me propozim-programin dhe biografitë e kandidatëve të propozuar. Presim debat cilësor në Kuvend dhe presim që propozimet të marrin shumicën e nevojshme, pas çka nga java e ardhshme Maqedonia e Veriut dhe qytetarët do ta kenë Qeverinë e re, të përkushtuar në realizimin e programit.”

Seanca parlamentare për votimin e Qeverisë së re është caktuar për të shtunën kurse debati në Kuvend mund të zgjasë e shumta dy ditë. Partnerët e koalicionit qeveritar, LSDM dhe koalicioni “Mundemi”, BDI-ja dhe PDSH-ja janë marrë vesh që Qeverinë e re ta udhëheqë Zaev për mandat prej 4 vitesh, ndërsa në 100 e fundit kreun e ekzekutivit ta propozojë BDI-ja. Për dallim nga Qeveria e mëparshme me 26 ministra, Qeveria e re do të ketë 19 ministra. 11 ministra do të ketë LSDM-ja, 6 BDI-ja dhe nga 1 ministër do të kenë Lëvizja Besa dhe Partia liberal-demokrate. Mandatari, Zaev tha poashtu se partnerët e koalicionit janë marrë vesh tashmë për rreth 90% të zëvendës-ministrave të ardhshëm.

Një ditë më parë, deputetët-ministra të ardhshëm dhanë dorëheqje nga funksioni i tyre në legjislativ dhe vendin e tyre e zunë deputetë të tjerë nga listat e kandidatëve në zgjedhje. Zaev beson se shumica e re do të jetë stabile edhe pse numëron vetëm 62 deputetë. Sipas tij, përbërja e kaluar dëshmoi se mund të shtyjë përpara procese të rëndësishme edhe me një shumicë prej 61 deputetësh.

PROPOZIMET PËR PËRBËRJEN E QEVERISË SË RE NGA LSDM

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR

LUPÇO NIKOLLOVSKI- ZV/KRYEMINISTËR PËR LUFTË KUNDËR KORRUPSIONIT

FATMIR BYTYQI – ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

NIKOLLA DIMITROV – ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

OLIVER SPASOVSKI – MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

RADMILLA SHEKERINSKA – MINISTRE E MBROJTJES

BOJAN MARIÇIQ – MINISTËR I DREJTËSISË

BLLAGOJ BOÇVARSKI – MINISTËR I TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE

VENKO FILIPÇE – MINISTËR I SHËNDETËSISË

MILLA CAROVSKA – MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

JAGODA SHAHPASKA – MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

IRENA STEFOSKA – MINISTRE E KULTURËS

 

 PROPOZIMET PËR PËRBËRJEN E QEVERISË SË RE NGA BDI

ARTAN GRUBI – ZV/ KRYEMINISTËR DHE MINISTËR PËR SISTEM POLITIK

BUJAR OSMANI – MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

FATMIR BESIMI – MINISTËR I FINANCAVE

KRESHNIK BEKTESHI – MINISTËR I EKONOMISË

NASER NUREDINI – MINISTËR I AMBIENTIT JETËSOR

JETON SHAQIRI – MINISTËR I SHOQËRISË INFORMATIKE DHE ADMINISTRATËS

 

PROPOZIMET PËR PËRBËRJEN E QEVERISË SË RE NGA BESA DHE PLD

ARIANIT HOXHA – MINISTËR I BUJQËSISË

GORAN MILEVSKI – MINISTËR I VETËQEVERISJES LOKALE

 

LEXO EDHE:

Back to top button