Nga 1 shtatori, 300 kandidatë nisin shkollën policore

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski ka njoftuar se rreth 300 kandidatë janë pranuar në Shkollën e Mesme Policore, pasi i kanë kryer të gjitha kontrollet dhe kriteret e nevojshme.

Toshkovski tha se plani ka qenë fillimisht të pranohen 200 nxënës, megjithatë janë siguruar mjete nga Qeveria. Prej 1 shtatorit shkolla do të fillojë me punë, ndërsa të gjithë nxënësit që do të mbarojnë shkollimin e mesëm, do të bëhen pjesë e sistemit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

LEXO EDHE:

Back to top button