Shpërthen bombola e oksigjenit në spitalin e Chelyabinsk në Rusi, dy pacientë humbin jetën

Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në një spital në qytetin rus të Chelyabinsk.
Incidenti ndodhi kur një bombol oksigjeni mori flakë në spitalin ku po trajtoheshin pacientët e infektuar me Covid-19.
Bëhet e ditur se rreth 170 pacientë, përfshirë 150 me koronavirus ishin në spital në kohën e shpërthimit, menjëherë të gjithë pacientët u evakuuan në mënyrë të sigurt.
Dy pacientë në gjendje të rëndë të cilët ndodheshin në kujdes intensiv humbën jetën pasi zjarri ndërpreu furnizimet e oksigjenit në Chelyabinsk, tha prokurori Vitali Lopin për mediat lokale.
Këto të dhëna paraprake janë ende duke u verifikuar.
Dy katet e spitalit si dhe disa apartamente në një ndërtesë banimi aty pranë, morën flakë si rezultat i shpërthimit.
Banorët u evakuuan me ndihmën e shërbimet të urgjencës dhe flakët u shuan menjëherë.
https://m.youtube.com/watch?ebc=ANyPxKphEjQORV0smNmTRb8yOX83uAqrNbLUef5VeGz_xAMLvX1IxJR6h0RazN2gHzILS4L9ppqR1xoD_vpG0Ia5ujvRBVylMQ&feature=emb_title&v=wCeHpwloiiQ