Dokumentari “9/11”

Dokumentari "9/11"

Për sulmet e 11 shtatorit kemi parë shumë video, dokumentar e filma, por një ndër dokumentarët më të mirë padyshim është ai i vëllezërve francez Naudet. Më poshtë po ua sjellim tregimin e këtij dokumentari.

Në vitin 2001, filmbërësit francezë të filmave dokumentarë, vëllezërit Gédéon Naudet dhe Jules Naudet, bashkëpunuan me zjarrfikësat e Nju Jorkut dhe regjisorin aspirant James Hanlon për të nisur prodhimin e një filmi që dokumentonte procesin e kalimit të periudhës nëntëmujore të provës së një zjarrfikësi në qytetit të Nju Jorkut.

Subjekti që ata zgjodhën ishte njëzet e dy vjeçari  Toni Benatatos, i cili punonte në Motorin 7/Shkallët 1/Batalioni 1, afër Qendrës Botërore të Tregtisë. Natyra e jetës së tyre kolektive, përfshirë atë të dokumentarit, ndryshoi më 11 shtator 2001 me sulmet terroriste, ndër të tjera, në Qendrën Botërore të Tregtisë.

Nga rrethanat, kamerat e Naudets filluan të filmonin atë ditë, përfunduan duke kapur dy këndvështrime nga afër, por shumë të ndryshme të punës së zjarrfikësve, kryesisht për periudhën kryesore dy orë pas sulmit të parë.

Përderisa Gédéon, kryesisht në këmbë, udhëtoi midis Qendrës së zjarrfikësave dhe sa më afër që mundi të arrinte në Qendrën Botërore të Tregtisë duke kapur reagimet e Joe dhe Jane Public në rrugë, si dhe përgatitjen e atyre zjarrfikësve që nuk ishin planifikuar të punonin atë ditë e që u desht të vinin. Për të bërë pjesën e tyre, Jules përfundoi duke ndjekur shefin e zjarrit, kapitenin Joseph Pfeifer, i cili kishte vendosur komandën në hollin e Kullës 1. Ndërsa kjo perspektivë e lobit përfundoi duke qenë intime me ecurinë e punës, ishte gjithashtu shumë e kufizuar në atë që ata në holl e kishin pak idenë se çfarë po ndodhte jasht. Shumë prej zjarrfikësve pjesë e asaj komande dhe vetë Jules ishin ende aty kur Kulla 2 u shemb.

Dokumentari vë në dukje edhe tmerrin që po përjetonin qytetarët e New Yourkut në rrugët e qytetit, edhe pse vëmendja ishte kryesisht tek zjarrëfikësat.

Vëllezrit Naudet ishin ndarë dhe nuk dinin për fatin e njëri tjetrit dhe shumë më vonë gjatë ditës, takohen përsëri në njërën prej qendrave të zjarrëfikësave.

Ky dokumentar ka fituar edhe 2 Emmy.

Më poshtë e keni linkun e një fragmenti të shkurt të këtij dokumentari./Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button