Italia i reziston izolimit total, shtrëngon masat kundër Covid-19

Italia ashpërson më tej kufizimet ndërsa I shpëton edhe njëherë rivendosjes së izolimit kombëtar. Kryeministri, Giuseppe Conte, gjatë një adresimi në parlament, tha se masat janë të nevojshme për të frenuar përhapjen e Covid-19, që ka arritur në nivele tepër të larta.

“Për fat të keq muzetë dhe ekspozitat do të mbyllen. Do të reduktojmë deri në 50% kapacitetin e të gjithë transportit publik dhe po shqyrtojmë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në dhe nga rajonet me një nivel të lartë rreziku, përveçse në rastet e udhëtimeve për arsye pune, shëndetësore dhe edukimi. Po planifikojmë të reduktojmë qarkullimin e njerëzve natën vonë, gjithashtu me përjashtim të rasteve kur ato bëhen për arsye pune, shëndetësore apo arsimore. Por shohim dhe mundësinë që shkollat e mesme të kalojnë online, me shpresën që kjo të jetë një masë e përkohshme”, deklaroi kryeministri Conte.

Italia brenda 24 orëve, nga 135 mijë testime të kryera ka diagnostikuar 22.253 raste të reja me Covid-19

Por që situata mbetet e rëndë madje në përkeqësim e zbulon një tjetër tregues, ai i viktimave. Sot Italia ka regjistruar 233 viktima, kurse rreth 200 mijë persona janë të shtruara në terapi intensive.

Në Lombardia me 5278 dhe Kampanja me 2861 mbeten rajonet italiane më të goditura nga vala e dytë e pandemisë .

LEXO EDHE:

Back to top button