Stotlenberg: Putin nuk e ka ndryshuar ambicien për pushtim, duhen sanksione shtesë
Stotlenberg: Putin nuk e ka ndryshuar ambicien për pushtim, duhen sanksione shtesë
![](https://alsat.mk/wp-content/uploads/2020/08/stoltenberg.jpg)
Sekretari i NATO-s Jens Stotlenberg, po mban fjalën e tij në Bruksel ku janë të mbledhur pasditen e sotme të gjithë ministrat e jashtëm të aleancës.
“Ne nuk kemi parë asnjë tregues se presidenti Putin ka ndryshuar ambicien e tij për të kontrolluar të gjithë Ukrainën dhe për të rishkruar rendin ndërkombëtar”, thotë ai.
Stotlenberg tha se të gjitha vendet e NATO-s duhet ta mbështesin Ukrainën duke i vendosur Rusisë sanksione shtesë në mënyrë që të forcojnë më shumë mbrojtjen ndaj saj.
Ai shtoi se kjo luftë mund të zgjasë shumë dhe se NATO dhe e gjithë bota duhet të përgatitet për këtë gjë.