KSI rekomandon heqjen e të gjitha masave antiCOVID

KSI rekomandon heqjen e të gjitha masave antiCOVID

Në mbledhjen e sotme, Komisioni i Sëmundjeve Infektive rekomandoi heqjen e të gjitha masave kufizuese për përballjen me Covid-19, përveç mbajtjes së detyrueshme të maskave në objektet shëndetësore, farmaci, transportin publik dhe shtëpitë e të moshuarve.

Njëkohësisht, Komisioni apelon tek qytetarët që të respektojnë rekomandimet për mbrojtje dhe higjienë personale, si larja e shpeshtë e duarve, dezinfektimi dhe mbajtja e distancës.

Komisioni rikujton se vaksinimi mbetet masa më e mirë dhe më efektive për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

Komisioni për Sëmundjet Infektive monitoron situatën me Covid-19 në baza ditore dhe nëse është e nevojshme do të rekomandohen masa të reja

LEXO EDHE:

Back to top button