Pas 17 vite, raundi i dytë i Play Off-it pa Durantin dhe Xhejmsin

Los Anxhelos Lejkers nuk arriti të luajë në “Play-off” me LeBron Xhejmsin, ndërsa e njëjta ndodhi edhe me Kevin Durantin e Bruklin Nets, të cilët u eliminuan në raundin e parë. Kjo është vetëm një konfirmim që NBA po hyn në një epokë të re, ku dominojnë yje të reja.

Për herë të parë që nga viti 2005 i largët, raundi i dytë i “Play-off”-it do të luhet pa praninë e Durantit apo LeBronit. Basketbollistët më të mirë të dy dekadave të fundit po i afrohen dalëngadalë fundit të karrierës së tyre, gjë që u lë hapësirë ​​emrave si Janis Antetokumbo, Nikola Jokiç, Xhoel Embid, Luka Donçiç dhe Xhejson Tatum, për të marrë rolin e tyre nga periudha e kaluar.

Kujtojmë se Los Anxhelos Lejkers dhe Bruklin Nets para fillimit të sezonit u vendosën në dy vendet e para ndër favoritët për titull. Ndërkohë Golden Stejt dhe Milluoki Baks janë tashmë në krye të listës së favoritëve për titull, ku janë edhe Feniks Sans, Boston Seltiks, Majami Hit, Dallas Maveriks.

LEXO EDHE:

Back to top button