Volejboll, Shkëndija humb betejën e parë në Strumicë

Volejbollistet e Strumicës 47 & 72 kaluan në epërsi, me 1-0 në fitore, në finalen e “Play off”-it në kampionatin e Maqedonisë, ku përballen me skuadrën e Shkendijës. Në palestrën sportive “Park”, Strumica pa humbur asnjë set dhe me 3-0 mundi rivalin nga Tetova. Skuadra tetovare rezistoi në pjesën më të madhe të ndeshjes, por jo e mjaftueshme për të rrezikuar fitoren e vendasve.

Shkëndija humbi setin e pare me 25-20 dhe paralajmëruan se do të luftojnë deri në fund. Strumica në vazhdim me 25-18 arriti në avantazh të dyfishtë, ndërsa Shkendija ishte më afër që të fitojë setin e tretë, por me disa gabime të vogla humbi setin me rezultat 25-21.

Sfida e radhës do të zhvillohet në Tetovë, gjatë ditës së premte, ndërsa fitues është skuadra e parë e cila e para arrin deri te 3 fitore. Kujtojmë se në 9 sezonet e fundit, Strumica është kampion i volejbolit vendor.

LEXO EDHE:

Back to top button