KB “Çair 2030”, i pari në gjysmëfinale
Skuadra e basketbollit “Çair 2030”, është e para që siguron gjysmëfinalen në “play offin” e Ligës së Dytë të basketbollit në Maqedoni dhe i pari që e arrin me dy fitore radhazi.
“Çair 2030”, për herë të dytë, brenda një jave, mundi skuadrën Vodno Sans, tani me 90-75 dhe me 2-0 në fitore, siguroi biletën e gjysmëfinales.
Në përballjet e tjera të çerekfinales, skuadrat vendase dolën fituese dhe barazuan rezultatin në 1-1 në fitore. Shkupi mundi Borecin me 90-70, Strumica ishte më i mirë se Sokoli pran rezultatit 93-82 dhe Basket Kam shënoi fitore ndaj Vardarit me rezultat 84-65. Sfidat e treta do të zhvillohen në terrenet e Vardarit, Borecit dhe Sokolit.