Sulm me raketa në Odesa, humb jetën një fëmijë dhe plagoset një tjetër
Sulm me raketa në Odesa, humb jetën një fëmijë dhe plagoset një tjetër

Një fëmijë ukrainas është vrarë ndërsa një tjetër është plagosur mëngjesin e sotëm nga një sulm rus me raketë në Odesa.
Raketat goditën një kishë dhe një godinë banimi në Odesa.
Shpërthimi ka dëmtuar gjithashtu edhe dritaret, muret dhe çatinë e kishës ortodokse ngjitur.
Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, i cituar nga mediat, tha se kishte të vdekur dhe të plagosur në sulm.
Odesa është një qytet port në Ukrainën jugore dhe shihet si strategjikisht i rëndësishëm për forcat ruse.