Sulemani: Tetovarët zgjodhën ndryshimin

Sulemani: Tetovarët zgjodhën ndryshimin

Hamdi Sulemani nga Lëvizja Qytetare “Më mirë për Tetovën”, në Programi 200, ka folur në lidhje me reagimin qytetarë kur diçka nuk shkon si duhet në vend, derisa ka theksuar se Tetova gjithmonë ka qenë një zë i ndryshimit dhe sipas tij, gjithmonë ka pasur reagime kur diçka nuk ka qenë në rregull.

“Njihemi pasi që 7-8 vitet e kaluara qysh nga protestat për ajër të pastër, për Kodrën e Diellit dhe tani për këtë që jemi në Këshillin Komunal, dhe qytetarët këtë e vlerësojnë se ka njerëz që e ngritin zërin dhe i tregojnë pakënaqësitë. Kjo në Komunën e Tetovës për së pari herë po ndodhë, ashtu po thonë edhe ata që e menaxhojnë komunën se nuk ka pas në histori ndonjëherë që të bllokohet ndonjë procedurë në Këshillin Komunal, apo të kritikohet një kryetar komunë i cili nuk e ka menaxhuar punën mirë. Prandaj tetovarët zgjodhën ndryshimin dhe ne e kërkuam ndryshimin të jetë edhe aty në Këshillin Komunal qytetit t’i ofrohet një mundësi më e mirë”, tha Sulemani./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button