Kovaçevski beson se do të ketë marrëveshje me SASHK-un si dhe me sindikatat përfaqësuese për Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive

Është koha kur SASHK-u dhe Ministritë e Arsimit dhe të Punës dhe Politikës Sociale duhet të pajtohen. Besoj se do të ketë marrëveshje ashtu siç besoj se do të ketë rezultate edhe bisedimet me sindikatat përfaqësuese për Marrëveshje të Përgjithshme Kolektive, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski nga Stenkovec ku u mbajt Dita e Shfaqjes së hapur në kuadër të Ushtrimi “Swift Response 22”.

Ai përkujtoi se bisedimet me SASHK-UN po zhvillohen me ndihmën e ndërmjetësimit që është zgjidhje ligjore dhe se në kuadër të ndërmjetësimit janë shqyrtuar të gjitha opsionet që kanë të bëjnë me rritjen e pagave të mësimdhënësve, por edhe futjen e një metodologjie për rritjen e pagave që nuk do të bazohet vetëm në rritje të pagave. Kryeministri informoi se po flitet edhe për rritjen e efikasitetit dhe performancës së arsimit.

“Të mos harrojmë se në testet e PISA-s si shtet kemi pasur rezultate të këqija dhe të gjithë së bashku duhet ta përmirësojmë shtetin, ministritë dhe mësimdhënësit”, theksoi Kovaçevski.

Kryeministri sqaroi se krahas negociatave me sindikatat, Ministrisë së Shoqërisë së Informacionit i është dhënë detyra së bashku me ministritë dhe sindikatat që të përgatisin një ligj të ri për pagat, i cili do të heqë, siç tha ai, të gjitha mospërputhjet që janë akumuluar. në sektorin e pagave në 30 vitet e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button