Spasovski: Republika e Maqedonisë së Veriut i përket Bashkimit Evropian

Spasovski: Republika e Maqedonisë së Veriut i përket Bashkimit Evropian

“Ne si rajon i takojmë Bashkimit Evropian”, ka thënë Ministri për Punë të Brendshme në një intervistë për gazetën greke “Ta Nea” në të cilën ka folur për bashkëpunimin me Greqinë, çështjet e sigurisë rajonale, por edhe perspektivën evropiane të vendit.

Intervista e titulluar “Bashkëpunimi dypalësh për çështje të sigurisë” vjen gjatë vizitës së Spasovskit në Greqi, si pjesëmarrës në Konferencën Ministrore në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore dhe takimit me homologun e tij grek Takis Theodorikakos.

Spasovski me këtë rast tha se në rrethanat aktuale, anëtarësimi në BE është i rëndësishëm jo vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë rajonin.

“Bashkimi Europian duhet të pranojë Shqipërinë dhe Maqedoninë si pjesë të strategjisë së tij dhe jo si përgjigje ndaj ndonjë politike, sepse ne si rajon i përkasim BE-së”, u shpreh Spasovski.

Ndër të tjera ministri Spasovski dha mesazhin se forcimi i bashkëpunimit mes Shkupit dhe Athinës duhet të ekzistoj në të gjitha fushat, përfshirë sigurinë dhe stabilitetin.

LEXO EDHE:

Back to top button