Arrestohen dy kumanovarë, kjo është arsyeja

Arrestohen dy kumanovarë, kjo është arsyeja

Ministria për Punë të Brendshme (MPB), njofton se gjatë ditës së djeshme në Kumanovë janë arrestuar dy persona të cilët u kapën në flagrancë duke vjedhur në një tren që po transportonte mallra.

“Me datë 04.05.2022 në ora 22:40 në vendkalimin kufitar hekurudhor “Tabanoc”, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare kanë privuar nga liria E.Sh. (34) nga fshati Rramanli i Kumanovës dhe R.I.(47) nga fshati Psaça, komuna e Rankovcës.

Personat në fjalë janë kapur gjatë tentimit për të marrë sende nga një tren ndërkombëtar mallrash. Të dy janë ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritën kallëzime përkatëse./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button