Protesta e VMRO-së, LSDM-ja nuk pret që të jetë e suksesshme

Protesta e VMRO-së, LSDM-ja nuk pret që të jetë e suksesshme

Gazetare: Fatlume Dervishi

LSDM-ja kërkon të zhbllokohen 30 ligje në Kuvend, duke thënë se puna e ligjvënësit duhet të vazhdojë sepse zgjedhjet parlamentare do të mbahen në vitin 2024. Protesta e opozitës, sipas tyre, nuk do të jetë e suksesshme për ta ndryshuar këtë fakt, ashtu siç nuk ishte i suksesshëm bllokimi i Kuvendit.

“Sigurisht se protesta është e drejtë demokratike e opozitës por fakti që Mickoskit i duhet një muaj i plotë për të organizuar protestë, flet për problemet e brendshme që Mickoski i ka në parti për ta ruajtur kolltukun e tij në pallatin e bardhë. Tani që dështuan bllokimet e pasuksesshme në Kuvend është radha që deputetët e VMRO-DPMNE-së t’i caktojnë seancat e komisioneve në të cilët pengojnë ligje të rëndësishme për qytetarët. Shihet se zvarritja nuk sjell asgjë. Askush nuk fiton kurse qytetarët janë në pritje”, tha Darko Kaevski, LSDM.

VMRO-DPMNE-ja fton në protestë të gjithë qytetarët, për krizën ekonomike, energjetike dhe shëndetësore.

“Qeveria ka pasur mjaftueshëm kohë të tregojë rezultate dhe jo vetëm që nuk dha rezultate por na futi në varfëri të madhe. Inflacioni ka vlerë dyshifrore kurse rrogat nuk janë rritur aspak. Krimi dhe korrupsioni I bënë mënyrë e punës. LSDM-ja dhe BDI-ja në mënyrë katastrofale e menaxhuan krizën e pandemisë. Në pandemi, deri sa populli vdiste, ata bënin marrëveshje për provizione nga vaksinat dhe u caktuan tenderë në katër sy”, deklaroi Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.

Protesta e thirrur nga VMRO-DPMNE-ja do të mbahet më 18 qershor. Ky është hapi i dytë të cilin e ndërmarrin për të nxitur pushtetin të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Bllokimi aktiv i Kuvendit filloi më 10 maj dhe që atëherë plenumi arriti të votojë vetëm rendin e ditës të seancës që hapi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button