Dilemat për tarifën e re të energjisë elektrike, po familjet e mëdha?!

Dilemat për tarifën e re të energjisë elektrike, po familjet e mëdha?!

Gazetare: Andrea Çobanova

Tarifa e paralajmëruar e energjisë elektrike do të sjellë një sërë problemesh për familjet. Komisioni Rregullator i Energjetikës, do të duhet saktësisht t’i targetojë amvisëritë që duhet të paguajnë më shumë, e cilat jo, shkruan Alsat.

Mund të ndodhë që një konsumator i madh të jetë një familje e madhe, që jeton nën të njëjtën çati dhe të mos ketë të ardhura të larta mujore, thotë profesori Konstantin Dimitrov.

“Pyetja është ne shpenzojmë shumë, por në banesën time jetojmë dhjetë vetë, sepse nuk kemi para të blejmë tre shtëpi, si do të llogaritet kjo, në cilën tarifë do të jetë ai që ka shumë njerëz në një matës? Nuk kanë para për të blerë dhe tre familje jetojnë në një apartament, ata do të konsumojnë më shumë energji elektrike dhe do të gjobiten, ndërsa janë të varfër…”, deklaroi Konstantin Dimitrov- Qendra për Efikasitet Energjetik.

Një nga shembujt e një sistemi të tillë tarifimi ka Kosova fqinje. Qytetarët paguajnë dyfishin e energjisë elektrike nëse kalojnë 800 kilovat në muaj. Në vendin tonë mesatarisht një familje me katër anëtarë konsumon rreth 500 kilovat në muaj. Zbatimi i këtij sistemi tarifor në Kosovë ka filluar në shkurt të këtij viti dhe pritet të zgjasë deri në mars të vitit 2023.

“Për një familje që i kalon 800 kilovat, çmimi prej 0,09 euro do të llogaritet me 0,21 euro”, njoftojnë nga Komisioni Energjetik i Kosovës.

Sipas njoftimeve të Komisionit Rregullator të Energjetikës në Shkup, tarifa e re nuk do të mbulojë konsumin e tarifës së lirë në mbrëmje dhe të dielave, por vetëm në periudhën e të ashtuquajturës energji elektrike e shtrenjtë. Plani është që të ketë tre deri në katër modele, por deri më tani nuk kanë specifikuar se cili do të jetë kufiri i energjisë së konsumuar mbi të cilin çmimi do të ishte më i shtrenjtë. Aplikimi i tarifës së re pritet të nisë në korrik./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button