Çeki, ura më e gjatë për këmbësorët
Një urë këmbësorësh e varur me gjatësi rekord ndodhet në verilindje të Çekisë. Turistët dhe alpinistët mund të ecin nëpër re me pamje mahnitëse midis majave të malit Kralicky Snezhnik. ”Skybridge 721” është ura e varur më e gjatë në botë për këmbësorët, shkruan Alsat.
Ajo është 721 metra e gjatë dhe ndodhet në një lartësi prej 95 metrash midis dy kreshtave malore, Orao dhe Jesenice. Ndodhet rreth 200 kilometra nga Praga, afër kufirit me Poloninë. /Alsat.mk