Njeriu me fat keq te skuadra e Interit është….

Skuadra e Milanos largoi Interin nga froni i Seria A dhe fitoi Skudeton e 19-të. “Rosonerët” në xhiron e fundit festuan me 0-3, në terrenin e Sasuolos, ndonëse u mjaftoi vetëm një barazim, pas së cilës festuan titullit në Serie A.

Një nga lojtarët më fatkeq në kampin e “Nerazzurrëve” do të jetë padyshim Hakan Çalhanogllu. Mesfushori turk tradhtoi MIlanin verën e kaluar dhe kaloi te Interi, ndërsa në prezantim e tij tha: “Kam ardhur në Inter për të fituar titullin”.

Megjithatë, ai është pafati, sepse trofeu shkoi në vitrinën e ekipit “kuqezi” nga Milano. Për shkak të kësaj, italianët bënë një ilustrim interesant që përshkruan situatën e turkut.

Këtë shans për skudeton, Çalhanoglu dhe Interi do ta kenë në sezonin e ardhshëm, i cili pritet të jetë sërish mjaft emocionues.

 

LEXO EDHE:

Back to top button