Sallatë verore me kunguj të njomë dhe vezë

Kur dëshironi diçka të shpejtë dhe të lehtë, përgatitni një sallatë me kunguj të njomë dhe vezë të ziera.

Në muajt e verës na pëlqejnë më shumë sallatat, sepse përgatiten lehtë dhe shpejt. Përveç sallatave të shumta verore që tashmë janë të njohura për shumëkënd, ju sugjerojmë të bëni një sallatë me kunguj të njomë dhe vezë të ziera. E shijshme dhe e thjeshtë, do t’ju pëlqejë që në kafshatën e parë. Përfitoni nga stina e perimeve tuaja të preferuara dhe bëni një nga sallatat më të mira.

Përbërësit e nevojshëm:
  • 2 kunguj të njomë
  • 2 thelpinj hudhre
  • 1 tufë majdanoz
  • 50-60 gr arra
  • 2 lugë salcë soje
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji fara susami
  • 1 lugë çaji susam i zi
  • lëngun e gjysmë limoni
Përgatitja:

Pritini kungulleshkat në kubikë dhe më pas skuqini në pak vaj. I heqim nga soba dhe i shtojmë hudhrat e grira dhe më pas i përziejmë. Prisni majdanozin dhe arrat dhe i vendosni në një enë, më pas i hidhni salcë soje dhe vaj ulliri. I spërkasim me farat e susamit dhe i hedhim sipër lëngun e limonit. Përziejini mirë, më pas shtoni vezët e grira, të cilat i keni zier më herët. Në fund shtoni kungull i njomë dhe përziejini gjithçka mirë.

LEXO EDHE:

Back to top button