MPB me apel për qytetarët, nëse shihni këta persona lajmëroni Policinë

MPB me apel për qytetarët, nëse shihni këta persona lajmëroni Policinë

Ministria e Brendshme apelon qytetarët që nëse dikush njeh një nga huliganët, si p.sh. personin në video që hodhi bombën molotovi në drejtim të policisë dhe godinës së Kuvendit, të lajmërojë në numrin e telefonit 192 ose në nr. stacioni më i afërt i policisë.

Pavarësisht nëse kallëzimi është anonim apo jo, punonjësit e policisë do të veprojnë dhe në rast të vërtetimit të identitetit do të merren masat e duhura ligjore ndaj autorëve.

Ministria apelon qytetarët që të mos lejojnë të futen zvarrë në skenarët e askujt dhe as në ndonjë incident të dhunshëm, sepse do të merren masat më rigoroze dhe nuk do të tolerohet prishja e qetësisë dhe sigurisë.

LEXO EDHE:

Back to top button