Frenk Kesi shpjegon se si ka marë nofkën “President”

Frank Kesi u prezantua me fanellën e Barcelonës, duke firmosur kontratën në praninë e presidentit të Barcelonës, Zhoan Laporta.

“Barcelonës nuk mund t’i thuash jo. Kur një trajner si Çavi të thërret është sepse po e bën mirë punën tënde. Unë fola me të, ai më bëri të kuptoj se unë do të isha i rëndësishëm në projektin e tij. Në cilin pozicion? Pozicioni në fushë nuk është i rëndësishëm, vendos Çavi, unë mendoj vetëm për të dhënë maksimumin tim.”

I pyetur nga gazetarët, Kesi tregon se përse në Itali e thërrisnin me pseudonimin “president”.

“Në Milano më thonë “president” sepse një ditë në Milanello, kam parkuar në vendin e rezervuar për presidentin. Më kanë thënë të ndërroj vendet, unë u përgjigja që nga ajo ditë do të jem president dhe nofka ka mbetur”, është shprehur mesfushori i Barcelonës.

LEXO EDHE:

Back to top button