Françesko Toti është bërë zyrtarisht imazh i “Comodita Home”
Françesko Toti është bërë zyrtarisht imazh i “Comodita Home”
Francesko Toti e ka lënë topin anash…Ai e ka një punë më të rëndësishme për ta bërë.
Njëri prej futbollistëve më të mëdhenj dhe më besnik në botë, po e xhiron një reklamë unike, dhe atë për një brend të njohur rajonal.
Me këtë projekt që po konsiderohet historik dhe ndër më të mëdhenjtë ndonjëherë në Ballkan, Toti u bë edhe zyrtarisht imazh i Comodita Home. Toti nuk hezitoi ta quajë nder faktin që bëhet pjesë e këtij projekti.
“Para se gjithash dua ta falënderoj Comodita që më ka përzgjedhur mua. E di që Comodita është një nga kompanitë më të mëdha në botë.
Për mua të jem pjesë e këtij projekti do të thotë shumë, mendoj që së bashku mund të bëjmë gjëra shumë të bukura dhe unike”, thotë Francesco Totti.
Ish 10-shja e Romës dhe përfaqësueses së Italisë tha se bashkëpunimi me Comodita-n do të jetë një rrugëtim i bukur që do të jetoj gjatë.
“Të hedhë nënshkrimin tim në dyshek më bënë akoma më shumë krenar, sepse në një brend të tillë kaq të rëndësishëm e të fortë të kesh emrin tënd në gjithë boten të ndihmon për t’a vazhduar këtë rrugëtim të bukur. Siç e thash unë dhe Comodita jemi dy gjera shumë te rëndësishme që do të thotë së bashku do arrijmë të realizojmë gjëra të mëdha”, u shpreh ai.
Është e konfirmuar zyrtarisht se mbi 50 mijë dyshekë do ta kenë vulën e nënshkrimin e Tottit.
Para se t’i nënshkruajë dyshekët, ylli i futbollit italian e botëror zotoj bashkëpunim me drejtorin e Comodita Home, Eroll Shabi. Ai e quajti nder dhe kënaqësi bashkëpunimin historik me Totin.
“Kjo vjen si një lajm i bukur jo vetëm për brendin tonë po edhe për regjionin tonë. Bashkëpunime të tilla ndikojnë mjaftë mirë në promovimin e vendit globalisht dhe mirë informimin e botës për kualitetin e prodhimit që mund të ofrojmë. Ne jemi shumë të kënaqur që inovacioni më i ri i dyshekut do të lancohet në treg me një yll si Francesso Totti’’, tha Eroll Shabi, CEO i Comodita Home.
Shabi shpreson që projekti me Totin do të jetë inspirim për bashkëpunime tjera të këtij kalibri edhe në të ardhmen./ Alsat.mk