Young Zerka dhe Gjiko sjellin “Dallavere”

Young Zerka dhe Gjiko sjellin “Dallavere”

Young Zerka dhe Gjiko kanë lansuar sot (e shtunë) këngën e re të titulluar “Dallavere”.

Bashkëpunimi i parë i dyshes së njohur është kompletuar edhe nga ana vizuale, me klip të realizuar në një stadium.

Ata vijnë me paraqitje të mahnitshme në këngën me plot ritëm dhe me shumë ngjyra.

Teksti është shkruar nga vet artistët së bashku me Edlir Begollin, teksa ky i fundit u kujdes për për producimin.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja është bërë nga produksioni i njohur nga Shqipëria, Max Production.

Për koreografi në këtë video vlen të ceket se qëndroi pas Arbiol Dardha.

Të plotë tanimë e gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Young Zerkës.

LEXO EDHE:

Back to top button