Ruskovska: Nuk u pezullova unë, u pezullua drejtësia

Ruskovska: Nuk u pezullova unë, u pezullua drejtësia

Gazetar: Lluka Andreev

Këshilli i prokurorëve publik ka tetë ditë afat që të vendos lidhur me suspendimin e kryetares së Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar, Villma Ruskoska. Ajo sot dorëzoi ankesë për vendimin e Lubomir Joveskit për suspendin nga vendi i punës. Ruskoska nuk zbuloi çfarë saktë konteston në vendimin e Joveskit, por tha se në ankesë i demanton konkluzionet e tij.

“Këtë nuk e konsideroj si suspendim të Villma Ruskoskës. Këtë e konsideroj si suspendim të së drejtës dhe drejtësisë”, deklaroi Villma Ruskoska- prokurore.

Ruskoska, tha se duke marrë parasysh që i ka ndodhur asaj, nuk beson se dikush nga kolegët seriozisht do të vazhdojë t’i punojë lëndët e saj, mes të cilëve është edhe lënda e Policisë financiare. Pikërisht bastisja në zyrat e ish drejtorit Muharemi, çoi në marrjen e vendimit për suspendimin e saj gjegjësisht pasi Joveski vërtetoi ajo nuk është kompetente ndërsa Muharemi dorëzoi kallëzimin penal. Ruskoska tha se në këtë rast ende nuk ka gjetur dëshmi pasi Policia financiare nuk ia ka siguruar të gjitha lëndët e formuara në bazë të denoncimeve anonime.

“Bëhet fjalë për diku nga 250 deri në 300 lëndë, prej të cilëve tridhjetë na janë dorëzuar. Shumicën prej tyre nuk i kemi kërkuar aspak dhe nuk na duheshin. Ende nuk na kanë dorëzuar pothuajse asnjë nga dokumentet që ua kemi kërkuar”, tha Villma Ruskovska – prokurore.
Pas deklaratës së prokurores ka reaguar edhe Policia Financiare. Nga atje thonë se kanë siguruar edhe 150 lëndë të tilla, por tani presin përgjigje nga Prokuroria për Krimin e Organizuar kujt t’ia dorëzojnë lëndët.

“Duke marrë parasysh raportin nga mbikëqyrja e kryer nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilin thuhet se prokurorët Vilma Ruskovska, Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifovska janë jo kompetente për të vepruar në rastin konkret, ju lutemi të na informoni me shkrim në kompetencë të kujt është veprimi me qëllim që Drejtoria t’ia dorëzojë lëndët e kërkuara prokurorit publik kompetent”, theksojnë Drejtoria e Policisë Financiare.

Ndaj Ruskovskës dhe kolegëve të saja Trajçeva dhe Josifovska ka filluar edhe procedurë disiplinore në Prokurorinë Themelore Publike, por deri më tani nuk ka asnjë rezultat. Joveski për muajin shtator ka paralajmëruar kontroll të punës së Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, gjë që nuk është bërë pasi në krye të institucionit është emëruar Ruskovska. Ndryshe, pasi paraprakisht tha se ka qenë nën presion, prokurorja duke iu përgjigjur pyetjeve thotë se presioni nuk vjen nga qeveria aktuale, por ndoshta nga e kaluara./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button