Çfarë ndodh në trupin tuaj kur hani një pjepër?

I shijshëm dhe aromatik, pjepri përmban një numër të madh substancash antioksidante që mbrojnë organizmin, si nga ftohjet, ashtu edhe nga sëmundjet shumë më të rënda.

Në mjekësinë popullore, kjo perime (por që hahet si frut) rekomandohet pas djersitjes së bollshme dhe është e mirë edhe për qetësimin e nervave. Me pjepërin freskues, efektet e pickimit të insekteve zhduken më shpejt, por edhe lëkura rimëkëmbet më shpejt nëse digjet nga dielli. Pjepri përmban lëndë ushqyese të rëndësishme për shëndetin e syve.

Përveçse ndihmon në ruajtjen e mprehtësisë së shikimit për aq kohë sa të jetë e mundur, pjepri mbron sytë nga rrezet e dëmshme të diellit. Gjithashtu, sasitë e mëdha të vitaminave A dhe C që përmban, ngadalësojnë procesin shkatërrues në retinë dhe pigmentin e retinës që çon në degjenerim makular. Nutricionistët theksojnë se bollëku i beta-karotinës, i cili gjendet në të gjitha frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhë-portokalli, përveç pjeprit, është i dobishëm për astmatikët, sepse ndihmon kundër humbjes së oksigjenit, gjë që ul rrezikun e reaksioneve alergjike.

Duke qenë se përmban sasi të mëdha kaliumi, pjepri rekomandohet edhe për ata që vuajnë nga hipertensioni. Kaliumi ndihmon trupin të heqë qafe natriumin e tepërt dhe në këtë mënyrë ul presionin e lartë të gjakut. Kaliumi është gjithashtu i nevojshëm për të rregulluar ekuilibrin e ujit, ekuilibrin acid-bazë dhe funksionin neuromuskular, dhe gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në transmetimin e impulseve elektrike në zemër.

Fijet bimore nga pjepri kanë një efekt të dobishëm në pastrimin e trupit nga substancat e dëmshme dhe janë një recetë e vërtetë për trajtimin e fryrjes. Në të njëjtën kohë, bollëku i ujit në të stimulon punën e veshkave. Pjepri duhet të hahet sa më shpesh që të jetë e mundur, pasi është në dispozicion, sepse nuk është dhjamor, freskues dhe plot vitamina dhe përbërës të tjerë të rëndësishëm të nevojshëm për trupin.

LEXO EDHE:

Back to top button