Komisioni i Sëmundjeve Infektive nuk propozon masa të reja

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nuk propozoi masa të reja kufizuese pas mbledhjes së sotme. Në fuqi mbeten masat tashmë të miratuara për mbrojtje nga KOVID 19 – ndalimi i grumbullimit të më shumë se katër personave gjatë gjithë ditës, si dhe ndalimi i punës së objekteve gastronomike pas orës 21:00. Por, ndryshe nga Komisioni për Sëmundjet Ngjitëse, masa jashtëzakonisht kufizuese u propozuan edhe nga Oda e Pavarur Gastronomike. Propozimi i tyre është të mbyllin plotësisht baret, kafenetë dhe restorantet gjatë muajve të dimrit. Sipas tyre, kjo është mënyra e vetme për të dëshmuar se gastronomia nuk është vatër e virusit korona.

Në objektet gastronomike ku respektohen protokollet e punës, shanset për përhapjen e KOVID 19 janë ulur në minimum, teorikisht janë të pamundura, sepse ka shumë vende të tjera ku korona mund të merret shumë më lehtë sesa në objekte gastronomike- deklaroi Zdravko Josifovski, OPG.

 Analiza e Odës së Pavarur Gastronomike tregon se gastronomia po zhytet në borxhe dhe numri i mysafirëve është ulur në mënyrë drastike. Për mbylljen e mundshme në muajt e ardhshëm, ata po kërkojnë para nga qeveria – fonde që mund të gjenden në pakot e papërdorura të masave për ndihmë të ekonomisë. Oda e Pavarur, tani për tani, nuk ka përllogaritje precize se cili do të jetë dëmi nëse mbyllen plotësisht, e as nuk kanë përllogaritje të saktë se sa para duhen nëse mbyllen plotësisht ose sa para duhen nga buxheti për t’u konservuar objektet gastronomike deri në fillim të pranverës.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button