FBI ndihmon Malin e Zi në hetimin e sulmeve kibernetike të Rusisë

FBI ndihmon Malin e Zi në hetimin e sulmeve kibernetike të Rusisë

Sulmet kibernetike të përshkruara nga zyrtarët si të paprecedentë dhe që besohen se janë kryer nga hakerë rusë, kanë goditur shërbimet e IT’së së Malit të Zi javën e kaluar.

Byroja Federale e Hetimeve e SHBA’së (FBI) do të dërgojë Ekipe të Aksioneve Kibernetike (CAT) në Malin e Zi për të ndihmuar në hetimin e sulmeve kibernetike ndaj infrastrukturës digjitale qeveritare, ka njoftuar ministria e punëve të brendshme e Malit të Zi.

Ministri Administratës Publike së Malit të Zi Marash Dukaj  kishte njoftuar se 150 stacione pune në 10 institucione shtetërore ishin infektuar. Qeveria nuk ka pranuar asnjë kërkesë për pagesë rreth materialeve të komprometuara.

Zyrtarët më të lartë të sigurisë në Mal të Zi, një shtet anëtar i NATO’s, janë takuar me atasheun ligjor të FBI për Serbi, Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi dhe u pajtuan që ekspertët CAT do të ndihmojnë në hetime, ka njoftuar ministria e punëve të brendshme e Malit të Zi.

Sipas raporteve të mediave Franca dhe NATO tashmë janë zotuar se do t’i ndihmojnë.

 

Hakerët kishin sulmuar infrastrukturën digjitale shtetërore malazeze edhe në ditën e zgjedhjeve më 2016’n, dhe pastaj përsëri në një periudhë prej disa muajsh më 2017’n kur ish republika jugosllave po përgatitej të anëtarësohej në NATO.

LEXO EDHE:

Back to top button