Pjaniç largohet nga “Kamp Nou”, Barca regjistron tjetër futbollist

Lojtari boshnjak, Miralem Pjaniç do të lirojë disa hapësira shtesë në strukturën e pagave te Barcelona, pasi është afër marrëveshjes për t’u larguar nga klubi katalan.
Raportime të Fabrizio Romano bëjnë të ditur se Pjaniç do t’i jap fund aventurës së tij te Barca gjatë ditës së sotme. Lojtari bishnjak do të udhëtojë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për të finalizuar një marrëveshje me klubin e Sharjah.
Kjo e fundit i ka ofruar Miralem Pjaniçit një kontratë trivjeçare. Largimi i Pjaniçit do t’i jepte mundësi Barcelonës të regjistronte kontratën e re me Gavi-n.