Trançevska: Në fund të muajit rritje të pensioneve për rreth 7%

Trançevska: Në fund të muajit rritje të pensioneve për rreth 7%

Kriza ekonomike me të cilën përballemi përfshin shpejt gjithë ata që gjenden në situatë të pasigurt materialisht.

Sot ministrja njoftoi se do të ketë rritje te pensioneve dhe masa te reja për shoqërinë më të rezikuar.

“Pensionistët në fund të muajit do të kenë rritje rreth shtatë për qind, përshtatje të pensioneve sipas metodologjisë së re që e miratuam në mars të vitit 2022, gjegjësisht korrigjim prej 50 për qind të kostos të jetesës dhe 50 për qind në raport me pagën mesatare”, tha sot në Shtip ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska.

Ministrja gjithashtu bëri me dije se diku rreth 36 mijë familje janë përfituese të ndihmës minimale të garantuar që janë përfshirë në sistem.

“Masa ka edhe për familjet me një prind, si dhe për ato familje ku kemi dy, tre ose më shumë fëmijë, shtesa për fëmijë që përfshinin realisht një numër shumë më të madh familjesh, ndryshe nga sistemi i mëparshëm, që kufizonte familjet”, deklaroi Trençevska sipas së cilës pandemia ka ndikuar dukshëm në ekonomin vendore, me masat e rreja pritet t’i lehtësohet shoqërisë me kategori ekonomikisht më të dobët.

 

LEXO EDHE:

Back to top button