Hakerat vjedhin të dhënat e ish kreut të policisë

Hakerat vjedhin të dhënat e ish kreut të policisë

Të dhënat e ish-Drejtorit të Policisë së Shqipërisë, Gledis Nano janë vjedhur nga hakerët iranianë gjatë sulmit kibernetik të sistemit TIMS. Hakerët kanë nxjerrë në Telegram në një grup të hapur të dhënat e TIMS të Nanos, që do të thotë se ata kanë pasur akses të plotë në TIMS gjatë kohës së sulmit. Ata gjithashtu kanë publikuar edhe mailboxing e tij, ku gjendeshin e-maile nga viti 2021 dhe më tej në kohën që Nano ka qenë në detyrë. Janë me shumë se 1400 e-maile dalëse dhe 1200 hyrese dhe mbi 1400 attachment. E-mailet janë me Kryeministrinë, me Ministrinë e Brendshme, me ambasada të shteteve të ndryshme, për menaxhimin e policisë, pikave kufitare dhe menaxhimin e aktiviteteve të mëdha siç ishte ajo e Conference League që u mbajt në maj në Tiranë. Ata publikuan të gjitha të dhënat biometrike të ish-drejtorit Gledis Nano, së bashku me të dhënat e çdo hyrje-dalje që ka bërë Nano në vend për periudhën 2004-2022. Në faqet e hakuara është i njëjti simbol që është shfaqur në disa kompjuterë të policisë, kur Irani sulmoi sistemin TIMS disa javë më parë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button